Monika Kryemadhi urim special per personin me te rendesishem te jetes…

0
863

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të shtunë e ka patur një ditë të shënuar, pasi ka festuar ditëlindjen e nënës së saj.

Përmes një postimi në Facebook, ajo i ka kushtuar një mesazh prekës në këtë ditë të shënuar për nënë e saj, ku i ka uruar ditëlindjen si dhe i ka shprehur falënderimet për atë se çfarë ajo i ka dhënë në jetë.

Ja mesazhi i kryemadhit:

Sot ti ke ditelindjen!

Një buqetë me lule do të ishte rutinë, si ajo që bëhet gjithmonë me miqtë për ti uruar.

Buqetën e dashurisë që ti më ke dhuruar, lumin e mirësisë që solle tek unë dhe sakrificat e tua të panumërta për mua nuk mund ti mbledh në një buqetë me lule.

Ti heroina ime e heshtur, që më jep dorën në çdo moment, edhe sot që unë jam nënë, për ty nuk do mjaftonin lulet e të gjitha kopshteve të botës.

Të dua shumë mami im!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here