“Perralle moderne” film per politiken dhe shqiptaret, Ne teatrin “Migjeni” filimi i regjisorit Arian Çuliqi dhe aktoreve shkodrane

0
3356

“Perralle moderne”, nje film nen regjine dhe skenarin e Arian Culiqit dhe me pjesmarrjen e aktoreve me te mire shkodrane, erdhi mbremjen e se premtes ne teatrin “Migjeni”. Realiteti i hidhur  i vendit tone , ku politika vendos per gjithcka ne jeten e shqiptareve u trajtua me humor dhe sarkazem nga Besnik Çinari, Zyliha Miloti, Jozef Shiroka, Rudina Dembacaj etj.

Ne qender te ketij filmi, ishin dy te rinj dhe dashuria e tyre e pamundur per shkak te prinderve te tyre qe ishin kundershtar politik.

Per regjisorin Arian Çuliqi, ky eshte realiteti i hidhur i shqiperise dhe shqiptareve.  Kudo qe te votosh, si majtas si djathtas perseri nuk ka asnje ndryshim.

Ndersa per humoristin e madh Besnik Cinarin, nuk ka asnje zgjidhje ne kete vend pasi politika eshte pjese e pandare e ketij populli

Ne fund,  pasi prinderit e tyre, njera pale me opoziten dhe tjetra ne pushtet si mazhorance nuk pranojne dashurine e te rinjve, ata vendosin te arratisen dhe martohen. Gjithsesi lidhja e tyre nuk zgjat shume dhe serish politika vendos per jeten e tyre. Kur iku gjermani i fundit ne 28 apo 29 nentor behet shkak per ndarjen e ciftit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here