Perroi i Vrakes ndote Liqenin e Shkodres, kjo zone u harrua te përfshihej ne skemen e pastrimit

0
962

Rreth nje kilometër ne dy anet perroi i Vrakes, me grykëderdhe ne Liqenin e Shkodres, eshte e pushtuar nga te gjitha llojet e mbeturinave ! Edhe pse per nje jave nga Prefektura Shkoder dhe bashkite e këtij qarku e deklarua pastrimi ne disa zona te Shkodres dhe Malesise se Madhe, çuditërisht perroi i Vrakes, qe eshte edhe kufiri ndares i ketyre dy bashkive, u harrua, nderkohe qe eshte vendi me me shume ndotje dhe qe perfundojne ne ujerat e  Liqenin e Shkodres.

Megjithse disa here eshte trajtuar ne media ndotja e kësaj zone, faktikisht as Bashkia e Shkodres, as Bashkia e Malesise se Madhe dhe as strukturat mjedisore nuk kane lëvizur per ndryshimin e gjendjes. Kjo u anashkalua edhe tani kur jemi ne prag te sezonit veror turistik, dhe pastrimi eshte shpallur si nder masat e para pergatitore. Faktikisht, aksioni i pastrimit ne Shkoder – Malesi e Madhe, nuk mbërriti deri ketu dhe as tek kembet e ures se Vrakes, superstrada Shkoder – Hani i Hotit.

Edhe ketu mbetjet jane stok dhe nuk trazohet njeri per pastrimin e tyre ! Uji përroit te Vrakes, qe buron nga bjeshket dhe i cdo burimi tjeter ujor, e  pasurojne Liqenin e Shkodres. Por kur ato shoqerohet me mbeturina, atehere bejne te kunderten, e ndotin ujin e këtij liqeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here