Sherr për turnet në punë, shqiptari në Itali godet me tub hekuri shefin

0
629

Një shqiptar ka qëlluar me tub hekuri shefin e tij, pas një sherri për turnet në punë.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në një ndërmarrje në Cotignola të Italisë ku punonte shqiptari bashkë me një bashkatdhetar. Sherri ka nisur pas një debati mbi turnet me përgjegjësin, një maroken 36-vjeçar.

Pas agravimit të situatës, ka ndërhyrë njëri nga punëtorët shqiptarë i cili i shkoi në ndihmë bashkatdhetarit të vet. Ai ka rrëmbyer një tub hekuri dhe ka goditur marokenin.

36-vjeçari është dërguar në spital me helikopter, ndërsa mediat raportojnë se gjendja e tij shëndetësore është e rendë. Policia ka arrestuar dy shqiptarët që u përfshinë në konflikt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here