Turizmi në pik të hallit, operatorët Ramës: Ku i ke 1 miliard eurot?!

0
1352
Në prag të çeljes së sezonit turistik për këtë vit, sipërmarrës në këtë sektor ngrenë shqetësimin se nuk ka pasur investime dhe shërbimet për turistët nuk janë në nivelin e duhur.

Në konferencën Turistike Kombëtare, operatorët turistikë dhe sipërmarrësit kanë kërkuar nga qeveria që të kthejë sytë nga investimet në turizëm si në infrastrukturë, pastrim, shërbime dhe të ketë projekte konkrete, pasi sipas tyre konkurrenca në rajon është mjaft e ashpër.

Ndërsa kanë bërë me dije se sipërmarrja shqiptare ka si depozitë 1 miliardë euro që mund ti investojë nëse krijohen kushtet e duhura, raporton Scan.

Duke pranuar se problematikat janë të mëdha, Ministri i Turizmit Blendi Klosi theksoi se ka ardhur koha të zgjatet sezoni turistik dhe të vendoset rregull në këtë sektor, por për këtë duhet gjetur dakordësia me operatorët turistikë.

Dhe ndërsa u ndal tek shërbimet, ministri bëri me dije se në vijën bregdetare do të operojnë vetëm hotele luksoze dhe resorte.

Sipas unionit turistik shqiptar, turizmi i përqendruar më së shumti në atë bregdetar ka një ka një kontribut afro 27 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

E ndërsa listohen rreth 2300 fshatra me potencial turistik, vetëm 20 prej tyre janë të aksesueshëm nga pikëpamja e infrastrukturës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here