Thursday, May 23, 2024
HomeAktualitetAXHENDA/ PD mbledh Kuvendin Kombëtar, pas kritikave miratohet në parim projektstatuti

AXHENDA/ PD mbledh Kuvendin Kombëtar, pas kritikave miratohet në parim projektstatuti

-

 

TIRANE- Partia Demokratike mblodhi sot rreth orës 10:00 Kuvendin Kombëtar, axhendën e së cilit e ka siguruar për “BalkanWeb” gazetarja Elda Menga. Ndërsa 7 mijë delegatë kanë votuar në parim statutin e ri, pasi është dëgjuarn edhe zëri i qytetarëve e problemet e tyre.

Një nga protestuesit e Kukësit, një familjare që i është hequr ndihma ekonomike në Kavajë, si dhe një ish-i përndjekur, dhanë mesazhet e tyre.

Në sallë ndodhen edhe disa prej zërave kritikë, të Lulzim Bashës, ndërsa Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Jozefina Topalli e Arben Imami do të mungojnë. Ata thonë se ky kuvend i demokratëve nuk do të sjellë asgjë të re, pasi nuk parashikohen diskutime për statutin.
WhatsApp Image 2018-04-29 at 10.02.42
Gjatë Kuvendit kanë shprehur kritikat e tyre edhe Eduard Selimi, Edvin Kulluri, Gent Malko, dhe kritikë të tjerë të projektstatutit.

Ora 10:35 ALEATET PERKRAH PD
Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili (LSI)
Agron Duka (PAA)
Nard Ndoka (PDK)
Fatmir Mediu (PR)
Vangjel Dule (PBDNJ)

ORA 10:30- KUSH JANE KRITIKET NE KUVENDIN E PD
Eduard Selami
Besnik Mustafaj
Tomor Alizoti
Edit harxhi
Edvin Kulluri

ORA 10:20- NE KUVEND EDHE KRITIKE SI MUSTAFAJ E ALIZOTI
Në disa fotografi të LSA-së vihet re se të pranishëm janë edhe Besnik Mustafaj e Tomor Alizoti, dy kritikë të fortë të kryedemokratit Basha.
WhatsApp Image 2018-04-29 at 10.12.07
Fotot janë shkrepur pak para nisjes së Kuvendit Kombetar.
Alizoti

WhatsApp Image 2018-04-29 at 10.10.58

ORA 10:00- KRITIKU I BASHES, EDUARD SELAMI MERR PJESE NE KUVEND
Kamera e News 24 ka mundur të fokusojë momentin kur mbërrin një nga kritikët e Bashës, Eduard Selami.
eduard-selami-mbledhja-PD

AXHENDA E PLOTË
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka hap Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “’Rugën e Kombit”, bashkë me deputetin Flamur Noka në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Petrit Rexhepi përfaqesues i biznesit të vogël, Së bashku me deputeten e PD Jorida Tabaku.

Mënyre Lila, familjare nga Kavaja, i është hequr ndihma ekonomike. Jeton pa të ardhura, me bashkëshortin, vajzën e divorcuar dhe mbesën me aftësi të kufizuara. Së bashku me deputeten Grida Duma, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Uran Kostreci, ish-i përndjekur, së bashku me deputetin Enkelejd Alibeaj, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Xhovana Bala, anëtarja më e re e Kuvendit Kombëtar, së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Flet kryetari i PD, Lulzim Basha

Pas fjalimeve Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm prezanton stautin e ri dhe pastaj nisin dikutimet mbi të.
(m.a/BalkanWeb)

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts