BSH: Rënie shitjesh dhe pamundësi për të paguar kredinë

0
514
Bizneset e vogla po përballen me një situatë të vështirë financiare, që manifestohet nga rënia e shitjeve dhe  pamundësia për të shlyer kreditë. Banka e Shqipërisë deklaroi se në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar bizneset e vogla kanë raportuar rënie të shitjeve dhe përkeqësim të gjendjes së tyre financiare.

Vitet e fundit, qeveria ka miratuar një sërë masash fiskale dhe ligjore, të cilat kanë goditur biznesin e vogël. Më e përfolura ka qenë vendosja e tvsh, e cila sipas shoqatës së biznesit të vogël do të rrisë me 200 mijë lekë në vit barrën e taksave për sipërmarrësit e vegjël.

Në kushtet kur këto biznese përballen me rënie të xhiros, siç raporton BSH, kjo ka vënë në vëshritësi ndërmarrjet e vogla.

“Barra e pagesës së huasë duket se rëndon më tepër tek ndërmarrjet e vogla, ku numri i ndërmarrjeve që raportojnë se pagesa e huasë e kalon 20% të të ardhurave zë rreth 27.4% të totalit të grupit,” thotë raporti i fundit i Stabilitetit Financiar.

Mbyllje masive

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se nga fillimi i vitit deri më tani kanë kaluar në status pasiv rreth 5 mijë biznese. Kjo do të thotë se aktualisht në Shqipëri kalojnë në status pasiv mbi 57 biznese në ditë, një ritëm i paprecedentë.

Mbylljet masive të bizneseve lidhen veçanërisht me nismën e qeverisë për t’i futur ato në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Kjo masë, përveç rritjes së kostos ka trembur biznesin duke dekurajuar aktivitetin ekonomik. Ndaj mijëra sipërmarrës të vegjël duket se kanë preferuar që të mbyllin aktivitetin e tyre duke kaluar në status pasiv.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here