Kuksiani i protestës ngre Kuvendin e PD në këmbë: Për taksat prapë do ngrihemi

0
636

 

Një ndër qytetarët kuksianë që u arrestuan një natë pas protestës në Rrugën e Kombit, ka treguar versionin e tij si ka ndodhur ngjarja. Nga Kuvendi i Partisë Demokratike, Lulzim Popa ka folur për shpresat e qytetarëve kuksianë për hapjen e Rrugës së Kombit, dhe qëndrimin e tyre kundër taksës.

Kanë qenë pikërisht fjalët e tij, që kanë ngritur në këmbë gjithë të pranishmit në sallë, të cilët e kanë brohoritur.
gsdfg
“Unë vij nga qyteti i Kukësit, babai 4 fëmijëve, dhe 4 herë gjysh. Kur nuk kam patur precedent penal. Vij nga një qytet që ka treguar vlera të mëdha, kemi pritur vëllezërit tanë kosovarë. Me 31 mars dolëm si të gjithë kuksianët për të protestuar kundër taksës në Rrugën e Kombit. Ne mezi e kemi pritur hapjen e asaj rruge, që të lidhej veriu me jugun dhe Shqipëria me Kosovën. Vërtet shteti ka nevojë për taksa, por duhet të dijë edhe sa mundësi kemi. Edhe pse u provokuam gjata asaj proteste, ne u larguam për në shtëpi. Por në mes të natës na erdhën në shtëpi me maska dhe automatik. Në sy të djalit dhe nuses me vunë prangat në duar. Erdhën gjithë ato forca policore sikur të ishim kriminelë”, u shpreh kuksiani Lulzim Popa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here