Thursday, May 23, 2024
Home Aktualitet Ministri i Mjedisit, Klosi zgjedh 21 festat që do të zhvillohen në...

Ministri i Mjedisit, Klosi zgjedh 21 festat që do të zhvillohen në Shqipëri

0
565

Nga atmosfera e  “South Outdoor Festival – Himara 2018”, zhvilluar në Vuno, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit shpallën 21 festat fituese, që do të mbështeten nga këto institucione, gjate tre muajve në vijim.  Blendi Klosi, tha se duhet të ketë një politike të re, në qasjen për promovimin e turizmit, veçanërisht atij rural.

KlosiNë Shqipëri duhet të promovojmë këtë dimension që është i fjetur, jo aq shumë i promovuar. Kemi nevojë që në 60 e ca aplikime në vetëm 20 ditë që unë nuk i prisja kaq shumë, të përzgjedhim 21 prej tyre që t’i mbështesim. 

Ndërsa Ministri Peleshi tha se promovimi i një dimensionit të ri, rrit mundësinë, si turistëve të huaj dhe atyre shqiptarë, të shijojne traditën e mrekullueshme të Shqipërisë.

PeleshiIniciativa jonë për protestat lokale nuk tenton të marrë rolin që bashkitë kanë. Është vetëm një ngacmim i nervit të zhvillimit të fshatrave tona. 

21 festat fituese do të zhvillohen në 21 fshatrat  e përzgjedhura të programit “100 fshatra”, për të zgjuar për turistët zakoneve më të mira shqiptare, promovimin e turizmit kulturor dhe rural. Në garë ishin 63 aplikues nga bashki bashkë me shoqata dhe organizata të ndryshme dhe përzgjedhja e tyre për idenë dhe projektin më të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here