Rruga e Thethit akoma e bllokuar nga dëbora, Guri: Bejme thirrje te mos transmetohen lajme te rreme

0
822

Rruga e Thethit vazhdon te jete e bllokuar nga Debora ne Qaf Thore. Megjithse atje punojne 3 mjete per ta zhbllokuar, banoret zones  theksojne se ka mjaft vones. Nike Guri, njeri nga banoret qe punon ne sektorin e turizmit, thote se nje televizion transmetoi nje lajm te rreme sikur rruga eshte hapur. Kjo beri qe mëngjesin e dites se diele 3 furgona me qytetare nga Tirana e Durresi te nisen per ne Theth, por nuk munden te udhetojne me shume se deri ne Qaf Thore dhe u kthyen, pasi rruga vazhdon te jete bllokuar nga dëbora:

Guri thote se puna per zhbllokimin e rruges ecen me ngadalësi, ndaj as mediat dhe as rrjetet sociale nuk kane te drejte te spekulojne me lajme qe nuk jane te vërteta dhe te mashtrojne njerezit. Ne rastin konkret, trashesia e debores ne Qaf Thore arrine  deri ne 3 metra:

Nderkohe qe vazhdon te jete  e bllokuar nga debora rruga e Thethit, Kryeministri Edi Rama, njoftoi paradreken e se dieles se se shpejti fillon asfaltimi i kësaj rruge, sipas marrëveshjes per financim te nënshkruar me Banken Boterore. Jane 55 kilometra rruge ne shkalle vendi qe asfaltohen me kete financim, mes te cilave edhe Rrruga e Thethit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here