Shkoder – Velipoje, te dielen pushim ! Me ritmet e derisotme, rruga nuk përfundon para muajit nentor

0
1197

4 firma ndertimi ne rrugen Shkoder – Velipoje, diten e diele asnjera ne pune ! Te gjitha pushim, sikur kemi te bejme me nje objekt qe nuk prishe asnje pune sado vone qe te perfundoje ! Ne fakt eshte e kundërta. Nisur rendesia qe ka kjo rruge per sezonin veror turistik ne plazhin e Velipojes, ku mesatarisht pushojne deri ne 100 mije vete ne dite, përfundimi i saj nje ore e me pare eshte mjaft me interes. Dyndja drejte Velipojes e kërkon qe punimet per ndertimin e rruges te vazhdojne dhe naten, e jo me te mos punohet as diten e diel !

Nuk eshte koha per pushim ne kete objekt edhe per faktin se per nje muaj nuk u punua per shkak te përmbytjeve, ndaj dhe kjo kohe e humbur pret te kompensohet duke punuar me ore te zgjatura si dhe te dielat. Kjo me qellim qe sa te jete e mundur te avancojne punimet dhe te udhëtohet me me lehtësi drejte Velipojes dhe anasjelltas, pasi per te përfunduar ne fund e muajit maj, siç pati deklaruar Kryeministrit Edi Rama, eshte e pamundur. Volumi i punimeve qe mbetet te kryhet nga harku i Berdices dhe deri tek kthesa e Dajçit, gjysma e rruges Shkoder–Velipoje, eshte i konsiderueshem, ndaj nuk ka gjasa qe mund te behet gati per t’u asfaltuar per nje muaj qe ka mbetur.

Por kjo nuk do te thote qe mos behet maksimumi i mundshen ne organizimin e punes, qe se paku segmenti nga kthesa e Dajçit dhe deri ne Trush te perfundoje se asfaltuari deri ne qershor. Po u vazhdua me ritmet e derisotme dhe me pushim te dielave, atehere mbetet qe te perfundoje ne dimer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here