Tregtaret e merkates dynden ne rruge ! Zgjati vetem 3 dite tregu i perkohshem tek Kopshti “Ton Alimhilli”

0
1023

Zgjati vetem 3 dite, tregu i perkohshem i fruta – perimeve ne rrugen mes kopshtit “Ton Alimhilli” dhe Qendres se Xhvillimit, ne Rus. Me 10 prill Bashkia Shkoder vendosi ketu tregtaret e Merkates se Rusit, pasi ajo do te behej rikonstruksion. Ata e kundërshtuan kete vendim dhe jo me vone se pas 3 ditesh, e lane kete rruge dhe iua bashkuan atyre qe shisnin ne ane te rruges kryesore ! Siç e tregojne edhe pamjet, rruga e  caktuar perkohesisht per treg, u kthye serish per automjete.

Tregtaret qe tregtonin brenda ne Merkate, ashtu si dhe te tjeret, jane ngushtuar ne trotuarin e rruges kryesore. Eshte krijuar keshtu nje  gjendje kaotike ku nuk behet me fjale qe te mund te ecesh ne trotuar, pasi e gjithe hapësira eshte  zene nga tezgat, ndersa ne rruge automjetet jane te gjithe pushtetshme ! Kjo dyndje e tregtareve ne kete zone, do te vazhdoje per pak muaj, deri sa te perfundoje ndertimi i Merkates se Rusit, ku pritet te kthehen serish ata  qe kishin shitur ketu me pare.

Gjithesesi, edhe me sistemimin e Merkates, nuk besohet se do te zgjidhet problemi qe ka Shkodra me tregjet e hapura, pasi keto jane me se shumti spontane. Qyteti i Shkodres i ka shume te nevojshme caktimin se paku te tre vendeve per tregje te hapura, dhe te marr fund shitja ne tezga e trotuare. Eshte premtuar kjo zgjidhje nga te gjithe kryetaret e bashkive gjate 3 dekadave te fundit, por asnjeri nuk e mbajti premtimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here