Dukagjini kerkon rrugen! Drejtuesit e mjeteve 1 jave afat bashkise…

0
745

 

I jane drejtuar bashkise Shkoder per te patur nje takim me titullaren, por nuk i priti askush, pasi ju tha se Voltana Ademi nuk ndodhej aty. Drejtuesit e mjeteve te transportit publik, qe bejne rrugen e Dukagjinit kerkojne te mbahet premtimi per shtrimin e rruges. Amortizimi i saj eshte i tejskajshem dhe prej vitesh nuk eshte vene dore ne te.

Patrulla e vendosur prej policise i ka trazuar jo pak, pasi ata thone se me nje rruge te tille eshte e pamundur te paguajne liçensat qe ne vit shkojne ne 2 milion. Ata paralajmerojne se nese per 1 jave nuk marrin nje pergjigje per zgjidhje, do bllokojne te plote qarkullimin duke paralizuar edhe shendetesine e arsimin.

Jane mbi 10 drejtues mjetesh qe presin nje pergjigje, ndersa ne total te paralizuar nga rruga e shkaterruar e Dukagjinit vuajne pasojat mbi 300 banore. Aktualisht te shkosh ne kete zone duhet te udhetosh mbi 4 ore permes Prekalit – Bregut te lumit e deri ne brendesi te Shoshit, Shales dhe Pultit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here