Gjonaj: Inspektorati i KLD të verifikojë dosjen e proçesit “Veleria”

0
530

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar nga inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të verifikojë dosjen gjyqësore për rastin e procesit për Velierën në Durrës. Sipas ministres, gjyqtari i çështjes nuk ka zbardhur në kohë vendimin.

Ministrja Gjonaj thotë se rasti po ndiqet me shumë seriozitet nga Ministria, duke shtuar se ankesa është bërë nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

GjonajKemi pasur një ankesë nga kryetari i bashkisë për këtë rast, pasi nuk ishte zbardhur vendimi në afatin e caktuar. Kanë kaluar më shumë se 80 ditë nga zhvillimi i gjyqit, ende vendimi rezulton i pazbardhur.

Deklaratat, ministrja i bëri pas një takimi me studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës ku ka folur për reformën në drejtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here