Jep dorëheqjen Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, zbulohet arsyeja

0
592

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Brunilda Kasmi ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Burimet bëjnë me dije se gjyqtarja ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore.

 

 

Emri i Brunilda Kasmit ishte në listën e gjyqtarëve që do kontrolloheshin mbi pasurinë e kontrollin e figurës në kuadër të vettingut, por pas dorëheqjes Kasmi nuk do të kalojë në procesin e vettingut.

Brunilda Kasmi ka një eksperiencë prej 21 vitesh si gjyqtare. Ajo ishte edhe kandidate për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Kujtojmë se ne vitin 2015, ILDKP e kishte përfshirë gjyqtaren Kasmi ne listën me 81 zyrtare te larte qe ishte gjobitur pasi nuk kishte deklaruar pasurinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here