Kuksiani qe gozhdoi Bashen e Berishen,jep nje tjeter mesazh

0
576

Duke i parë në sy Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, Ibsen Elezi, anëtar i kuvendit demokrat, ua tha hapur të gjithë problematikat e mëdha që ka Partia Demokratike.

Një ditë pas fjalimit që mori vëmendje të madhe mediatike Elezi në një intervistë , rrëfen arsyet se përse zgjodhi që mesazhet e tij ti përcjellë në Kuvendin Kombëtar. Duke vënë thekin se PD mund të forcohet vetëm nga brenda, Elezi thotë se për shkak të keq-drejtimit të kryetarit, Partisë Demokratike i mungon fryma dhe është një trup aq i sëmurë, sa nuk mund të ngrihet, e të përballet me qeverinë. “PD në gjumë, nuk rrëzon një qeveri të rrënuar”-thotë kuksiani.

Në Kuvendin Kombëtar Elezi ju drejtua direkt dhe liderit historik Sali Berisha, për të cilin i njeh jo pak përgjegjësi për situatën e rënë në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Sipas tij lideri i demokratëve duhet të flasë troç për gjendjen në të cilën ndodhet PD. Kritikat për kryetarin demokrat Lulzim Basha janë të shumta. Ndërsa për In Neës anëtari i Kuvendit Kombëtar zgjedh të publikojë dhe marrëdhënien e tij me Lulzim Bashën. Ai thotë se Basha nuk përgjigjet kurrë, nuk zgjidh problemet e ngritura nga strukturat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here