Pritet rritja e çmimit të bukës

0
527
Prodhuesit e bukës kërkojnë që çmimi i energjisë elektrike të jetë i njëjtë si për furrat e thjeshta ashtu edhe për ato që ofrojnë edhe prodhime të tjera brumi përfshirë edhe pastiçeritë.

Aktualisht, vetëm furrat që furnizohen me tension të ulët kanë një çmim energjie të reduktuar prej 7.6 lekë për kilovat/orë.

Sipas Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, në këtë kategori nuk janë të përfshira të gjitha furrat, por vetëm ato që nuk kanë pajisje frigoriferike. Pjesa tjetër e subjekteve paguajnë një çmim energjie prej 14 lekësh për kilovat/orë, i cili sipas tyre është sa dyfishi i tarifës për furrat e bukës.

“Nuk duhet të jetë selektive, duhet të jetë bllok. Qeveria ose të rrisë çmimin për të gjithë ose të lërë për të gjithë si është, si për furrat e pasticeritë që të jetë alternative dhe për pasticeritë dhe për bukën se ne po na dhunojnë. Vjen dikush thotë e ke furrë, dikush pasticeri. Dikush ka mikun, nuk e paguan. Gjithë prodhimet e bukës janë në harmoni me byrekët, me këto gjërat e vogla që bëjmë ne, thjesht janë këtu për të mbuluar një pjesë të punëtorëve që kemi ne. Për të mbajtur atë personel që kemi për të marrë rrogën e duhur.”

Një pjesë e furrave kanë paralajmëruar rritje të çmimit të bukës për shkak të kostove, shtuar edhe faturat e energjisë. Por, për disa tregtarë rritja e çmimit, mbi 80 lekë që kushton aktualisht një bukë masive, do të ulte shitjet, duke marrë në konsideratë faktin ka qytetarë që presin të blejnë bukët e ftohta me gjysmë çmimi.

“Nëqoftëse rritet çmimi i dritave, atëherë do rrisim dhe çmimin e bukës se nuk kemi çfarë të bëjmë. Paguajmë çdo muaj nga 20-30 lekë vetëm për kasën, plus kam sigurimet e punëtorëve. Edhe kaq me 80 lekë nuk e blejnë se nuk e marrin. Marrin me 40 lekë me gjysmë çmimi, të ftohtë, shprehet pronari i një furre buke.

Shoqata e prodhuesve të bukës i ka kërkuar ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, që për furrat e tregtimit të bukës, ëmbëlsirave dhe byrektoreve, tarifa e çmimit të energjisë të jetë prej 8.2 lekë për kilovat/orë. Në rast se kjo kërkesë nuk do të merret parasysh, prodhuesit paralajmërojnë rritje të çmimit të bukës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here