1 Maji, demonstruesit zjarr në rrugët e Parisit

0
606

Policia në Paris ka përdorur pompat e ujit për të shpërndarë një tubim të fuqishëm. Mes demonstrimeve të majit, individët e maskuar kanë hedhur bomba tymi dhe u kanë vënë zjarrin automjeteve të parkuara në kryeqytetin francez.

Pamjet nga Parisi, tregojnë skena kaotike, teksa policia përpiqej për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm duke ridrejtuar turmën e marshuesve paqësorë në rrugët anësore. Zhurmat e forta dëgjohen në sfond, ndërsa tymi dhe gazi lotsjellës zbresin nëpër rrugë.

Policia u desh të përdorte gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të mbajtur nën kontroll protestuesit.

Policia tha se ishin rreth 1.200 individë “të mbuluar dhe të maskuar” midis demonstruesve të Ditës së 1 Majit në urën Pont d’Austerlitz në Parisin qendror.

Protestuesit kanë djegur disa automjete dhe fronte të dyqaneve të dëmtuara, duke përfshirë edhe hedhjen e bombës me benzinë përmes një dritareje të McDonald’s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here