1 maji,festë për administratën por jo për policët rrugore

0
539

Pushimi për ta është një fjalë e huaj. Në ditë festash, ditë eventesh ata duhet të jenë aty, në rrugë. Pa prezencën e tyre trafiku i Tiranës, do të ishte më kaotik se ç’është në ditë normale.

Efektivët e policisë rrugore të Tiranës janë padyshim heronjtë e gjallë të Policisë së Shtetit. Për ta ora nuk ndal kurrë. Në diell, në shi, në vapë në pluhur ata duhet të jenë aty në një pikë kyçe të trafikut të Tiranës.

Duhet të menaxhojnë me profesionalizëm trafikun, të komunikojnë me qytetarët dhe për 8 orë ose më shumë duhet të harrojnë problemet e tyre familjare. Ata janë përballja e parë e qytetarëve me Policinë e Shtetit. Dhe jo në pak raste puna e tyre nuk vlerësohet.

Policët rrugorë ndoshta janë ata që sakrifikojnë më shumë se çdo strukturë tjetër në polici. Për këtë arsye jo vetëm shteti por edhe qytetarët, opinioni publik duhet të vlerësojë më shumë policin rrugor si pjesë e një shtresë të shoqërisë që jep shumë për këtë vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here