Thursday, May 23, 2024
Home Kronika Arrestohet në Barcelonë kreu shqiptar i një bande, grabiti 24 shtëpi në...

Arrestohet në Barcelonë kreu shqiptar i një bande, grabiti 24 shtëpi në Gipuzkoa

0
504

Një shtetas me origjinë shqiptare u arrestua në Barcelonë, pasi akuzohet se është kreu i një bande e cila ka kryer 52 vjedhje në shtëpitë e qyteteve Gipuzkoa, Iparralde dhe  Catalonia, sipas raportimit të Departamentit të Sigurisë.

Arrestimi ndodhi të Enjten e shkuar, më 26 Prill, si rezultat i një hetimi të nisur tri muaj më parë për shkak të vjedhjeve të njëpasnjëshme të shtëpive në qytetin e Gipuzkoa

Hajdutët vidhnin gjatë natës, ndërkohë që banorët ishin në gjumë dhe hynin nga dritaret, të cilat i hapnin lehtësisht.

Banda drejtohej nga një shqiptar, rezident në Katalonia, i cili udhëtonte vazhdimisht në Donostia, shoqëruar nga një femër dhe qëndronte në hotele të ndryshme në Gipuzkoa për shtatë apo dhjetë ditë.

Hetuesit zbuluan se çifti kishte udhëtuar për në Donostia 5 herë brenda gjatë muajve të fundit, shoqëruar edhe nga palë të treta, po me origjinë shqiptare me të cilët bashkëpunonin për vjedhjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here