Deputeti i LSI: Shqipëria vendi më i varfër, ka shpenzimet më të larta për ushqime

0
490

Statusi i plote:
Mirmëngjes vëndit më të varfër në Europë.

Me sukses, dhe diferencë, ja kalojmë Kosovës (10 vjet shtet) por dhe rajonit.

E thotë Eurostat, ku Shqipëria renditet me shpenzimet më të larta për ushqime në Europë.

Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime, pasi ushqimi është një nevojë e domosdoshme dhe vetëm pas plotësimit të tyre, njerëzit mund të mendojnë për nevoja të tjera më pak jetësore, ku i fundit vjen argëtimi.

Kjo tregon dhe sa të ulta janë të ardhurat reale në Shqipëri, pasi pjesa më e madhe shkon për nevojat bazë.
31641955_439064419888131_3913994273686552576_n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here