Kodet e mafiozëve shqiptarë, Kokaina e kapur në Spanjë me logon e Ronaldos

0
715

 

Mafiozët shqiptarë që u goditën një ditë më parë nga një aksion i gjerë i policisë spanjolle në Madrid përdornin kode.

I tillë mund të konsiderohet edhe mbishkrimi CR7 mbi 790 pakot të sekuestrua dje, në total 1 ton kokainë. Mbishkrimi është logoja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo.

Deri më tani mediat spanjolle kanë raportuar se janë arrestuar dy shqiptarë Julian Deblini dhe Dritan Gradica.

Operacioni falë të cilit u kapën 1 ton drogë dhe 1.550.000 euro cash ka nisur që nëntorin e kaluar, pas sinjalizimeve të para të policisë kolumbiane. Hetimet u kryen në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Europol, ndërsa policia spanjolle arriti të zbulojë se krerët e mafias shqiptare kishin krijuar në Spanjë pikën hyrëse për kokainën që më pas mbushte Europën.

Droga transportohej në valixhe të mëdha të zeza përmes fluturimeve direkte nga Kolumbia në Spanjë. Valixhet e mëdha brenda të cilave fshihej kokaina transportohshin nga Kolumbia si të ishin pjesë e një sherbimi “ad hoc” i kontraktuar për transferim. Pasi mbërrinte në Europë, kokainen e merrnin ne dorezim rrjeti që ishte përgjegjës për shpërndarjen e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here