“Rruga e Velipojes gati ne fund te Qershorit”, Nuk garantohet ne kete periudhe vetem përfundimi i disa veprave te artit

0
1061

Si asnjehere me pare qe prej nje viti qe nisen punimet per ndertimin e  rruges Shkoder – Velipoje, nuk ka nje përqendrim mjetesh si ditet e fundit. Duket se vonesat punimeve ne disa segmente, kane detyruar Autoritetin Rrugor te Shqiperise dhe Drejtuesit e Fondit Shqiptar te Zhvillimit, qe tu kerkojne kompanive përshpejtimin me çdo kusht te punimeve, per shkak te sezonit veror turistik ne plazhin e Velipojes. Per kete arsye, urdhri i dhene prerazi per 4 kompanite e ndertimit eshte te punohet me orare te zgjatur, per te bere te mundur qe brenda qershorit se paku traseja te jete asfaltuar dhe te automjetet te qarkullojne normalisht. Loti i pare prej 4.2 kilometra, nga Harku i Berdices deri ne Trush, besohet se brenda qershorit do te jete i asfaltuar, kurse hyrja nga rruga e Bahçallekut do te jete gati brenda muajit maj, thote inxhinieri, Gerti Rumija:

  Sipas teknikeve te punimeve ne terren, nisur nga volumi i punimeve te kryera dhe ritmet e larta te ketyre diteve, edhe pjesa tjeter nga Trushi e ne vazhdim do te jete e asfaltuar brenda qershorit. Ato qe nuk garantohen te jene gati, jane veprat e artit, por qe nuk e pengojne qarkullimin e automjeteve. Nisur nga fluksi ne rritje per shkak te sezonit turistik, inxhinieri Gerti Rumija, e ka nje thirrje per gjithe drejtuesit e automjeteve ne kete rruge:

Ndertimi i rruges se re Shkoder – Velipoje filloi te nderohet ne qershor te vitit te kaluar. Traseja saj eshte 10 metra gjeresi, ku 7.5 meter ndahen ne dy korsi per qarkullimin e automjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here