Sezoni turistik, miratohen 10 linja të reja fluturimi me charter për Tiranë

0
757

Operatorët turistikë kanë raportuar këtë vit një shtim të interesit dhe rezervime për Shqipërinë. Një ndër kontigjentët më të lakuar këtë vit janë nordikët të cilët kanë rezervuar në masë në Golem. Kjo është perkthyer edhe në rritje të fluturimeve me charter. Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë bëri me dije se prag te sezonit te ri turistik, Autoriteti i Aviacionit Civil ka miratuar kerkesat per 10 destinacione te reja dhe 3 te tjera me dyfishim kapaciteti. Keto linja do te funksionojne gjate periudhes se sezonit veror dhe pritet te kene nje ndikim te konsiderueshem edhe ne numrin e turisteve per kete vit.

Destinacionet e reja Charter.

1. Helsinki-Tirane. Fluturim ne periudhen 11 Maj – 28 Shtator.

2. Kopenhagen-Tirane. Fluturim ne periudhen 2 Qershor- 18 Gusht.

3. Budapest-Tirane.

4. Moske-Tirane. Fluturim ne periudhen 19 Qershor-11 Shtator.

5. Stokholm/Oslo/Goteborg. Fluturim ne periudhen 12 Maj – 2 Tetor.

6. Goteborg-Tirane. Fluturim ne periudhen 6 Qershor – 3 Tetor.

7. Gdansk/Poznan/Warsaw/Prague/Katowice/LondonGatwick. Periudha e fluturimit nga Qershor deri ne Shtator.

 

Destinacionet e reja skedule.

1. Tel Aviv Tirane. Periudha e fluturimit fund Qershori deri ne 26 Tetor.

2. Luton-Tirane. Fluturim ne periudhen 19 Prill deri ne 27 Tetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here