Shkodra pa rruge dhe me qen endacake, kritikat e keshilltareve drejtuar bashkise Shkoder…

0
886

 

Kritikat më të mëdha bashkisë Shkoder ju bënë për rrugët. Demtimet sot janë të dukshme kudo, e papërgjegjshmëria institucionale për të gjetur zgjidhje, apo për të kërkuar llogari tek të tretët është prezente prej vitesh në këtë qytet.

Në mungesë të kryebashkiakes, barra e përgjigjeve i ra numrit dy të bashkisë Emilia Koliqi. Kritikave ju përgjigj se po planifikohet gjetja e fondeve për ndërhyrje aty ku nuk ka qenë e mundur përgjatë vitit 2017.

Ish kryebashkiaku Filip Guraziu, sot në rolin e këshilltarit ka një kritike edhe me të qëndrueshme, që lidhet jo vetëm me imazhin e Shkodres si qytet turistik, por edhe me sigurinë e qytetareve.

Nuk mbeti jashtë vemendjes as situata në disa shkolla, apo mënyra se si janë parashikuar të rishpërndahen fondet e investimeve publike, për të cilat me votë këshilltarët do të shprehen mbledhjes e radhës. Kjo ishte pika e vetme që nuk u miratua nga të zgjedhurit vendor.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here