Thethi pret pranveren i bllokuar! Banoret: Skandal, bashkia dhe shteti na trajtojne si te huaj…

0
833

Jemi në pranverë dhe sezoni turistik do të duhej të kishte nisur, por pikën turistike të Thethit, bllokimi prej muajsh nga dëbora, e ka kthyer në një mollë të ndaluar për vendasit dhe vizitorët.

Rruga është hapur deri në Qafe Thore, e prej aty duhet të lësh makinën e të udhëtosh në këmbë deri në zemër të fshatit, pasi alternativë tjetër për të mbërritur atje nuk ka. Kështu kanë zgjedhur të bëjnë Tonin Rranxa, Marash Logu e Gjergj Milani, të cilët shtetit shqiptar dhe pushtetit vendor i bëjnë apel të mos vijojnë ta trajtojnë me indiferentizëm këtë zonë.

Paradoksalisht prej 3 javësh po punojnë dy fadroma, por të nisura me shumë vonese në këtë zonë, ato po përparojnë me hapa të avashtë. Trashësia e dëborës nuk i lejon të bëjnë kilometra të shumtë dhe rreziku mbetet i lartë në këto lartësi.

Gjon Logu është drejtues automjeti dhe ka ardhur deri në këtë zonë për të na shoqëruar. Rruga është e rrezikshme dhe gjithçka ka mbetur e bllokuar këto muaj, ku goditjen më të madhe e ka marrë turizmi.

Logu ka edhe një apel për ministrinë e transportit dhe një përgjigje për bashkinë Shkoder.

Turistët e huaj që kanë mbërritur deri këtu po kthehen pas, si në rastin e Izraeliti Johan Leon.

Të tjerë zgjedhin ta vijojnë udhëtimin në këmbë, si rasti i grupit Spanjoll që shoqërohet prej guidës së drejtuar nga një Kosovar.

Thethi ka mbetur sot një zonë sa e harruar, aq edhe e dëmtuar nga indiferentizma e pushtetit, vendor apo qëndror qoftë ai, që kujtohet për këtë pikë turistike vetëm në statistika, apo reklama turistike, por problemet ja trajton me shpërfillje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here