U kallëzua për fshehje pasurie, ish-gjyqtari i Kushtetueses nuk i shpëton hetimit

0
716

Pavarësisht se pak kohe më parë Prokuroria e Tiranës deklaroi se nuk do të nisë hetimet për ish-gjyqtarin e Kushtetues Besnik Imeraj pas dorëheqjes së tij, duket se ‘fati’ i ish gjyqtarit do të përcaktohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

 

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e kallëzoi ish gjyqtarin për fshehje pasurie, kërkesë që u depozitua me pas në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa kjo e fundit e transferoi çështjen ne Prokurorinë e Tiranës.

Burime bëjnë me dije se fundmi Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur hetimet ndaj ish gjyqtarit. Kujtojmë se vendimi për mosfillimin e hetimeve ndaj ish-gjyqtarit Besnik Imeraj u argumentua me mungese të provave në kallëzim si dhe për mungese të elementeve të veprës penale.

Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga detyra e tij më 31 janar të këtij viti, ndërsa largimin e cilësoi për arsye personale. Emri i tij ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Kushtetueses që verifikoheshin nga organet e vettingut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here