Vllaznia B bojkoton stervitjen, Skandali i bashkise Shkoder, skuadra 1 vit pa marre pagat

0
697

 

Kanë prej 1 viti që derdhin djersën në fushë nën ngjyrat kuqeblu, por nuk janë paguar. Përballë situatës së krijuar, djemtë e Vllaznisë B kanë zgjedhur që seancën stervitore të së martes së 1 Majit ta bojkotojnë në formë proteste. Ata i kërkojnë bashkisë Shkoder që ka në administrim klubin, t’i akordojë pagat, ose në të kundërt protesta do të përshkallëzohet, e madje mund të dalin në fushë për një ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, atë të kësaj jave me Tërbunin e Pukës.

 

Megjithëse bashkia është e njohur me këtë situatë, futbollistëve nuk u ka dhënë zgjidhje nga disa takime që kanë patur, por thjesht u është komunikuar se nuk ka financa.

Vllaznia B luan në grupin e play-out të Kategorisë së parë dhe ndodhet në vendin e parafundit me 18 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here