Destinacionet e reja, ekspertët: Fluturimet Charter në Rinas do rrisin turizmin

0
617

Shtimi i destinacioneve të fluturimit nga Rinasi pritet të sjellin rritje të turizmit, ndërkohë që sezoni është në prag. Ekspertët thonë se ndikimi pritet të jetë i konsiderueshëm pasi destinacionet e reja do të përdoren nga operatorët e huaj turistike për fluturime charter.

10 destinacionet e reja të fluturimeve nga aeroporti i Tiranës drejt vendeve të tjera, do të kenë një ndikim të konsiderueshëm në ardhjen e turistëve të huaj në vendin tonë, pasi ato do i shërbejnë fluturimeve charter të tur-operatorëve të huaj drejt Shqipërisë.

Kështu e konsideron vendimin e marë, që u anonçua këtë të mërkurë nga kryeministri Edi Rama, eksperti i fushës së turizmit, Besnik Vathi, i cili thotë, se këto fluturime do të sjellin shtim të numrit të turistëve që frekuentojnë rivierën shqiptare.

Besnik VathiTë gjithë shtesat që janë këtë vit, jo 1 apo 10, pasi mund të jenë edhe më shumë, janë të gjitha fluturime charter të organizuar nga tur-operatorë të huaj drejt Tiranës, për të realizuar ardhjen e turistëve të huaj në Shqipëri. Është një vlerë e madhe që është rritur dhe shton numrin e turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri sidomos që frekuentojnë plazhet shqiptare.

Por, Vathi thekson, se këto destinacione nuk i shërbejnë shtetasve shqiptar për të shkuar në këto shtete, pasi trafiku i rregullt ajror nuk sigurohet nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Besnik VathiProblemi që ka aeroporti i Rinasit me fluturimet nga Shqipëria drejt vendeve të tjera është problem real për qytetarët shqiptar, për të shkuar jashtë vendit. Akoma aeroporti i Tiranës nuk është bërë tërheqës për kompanitë, për të organizuar fluturime nga Tirana drejt destinacioneve të tjera, për të lëvizur me trafik të rregullt ajror qytetarët shqiptar apo edhe turistët shqiptarë që shkojnë jashtë vndeve të tjera.

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook njoftoi këtë të mërkurë,  se në prag të sezonit të ri turistik, fluturimet nga aeroporti i Tiranës u pasuruan me 10 destinacione të reja.

Sipas Ramës, në 3 prej këtyre destinacioneve dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që pritet këtë vit.

Destinacionet e reja janë me vende si:  Helsinki, Kopenhagen, Budapest, Moskë, Stokholm, Oslo, Goteborg, Warshavë, Pragë,  Londër,Tel-Aviv etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here