Ligji i ri për Avokatinë, ministrja Gjonaj: Të pastrojmë sistemin nga të korruptuarit

0
560

 

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve projektligjin për Avokatinë. Ndonëse përfaqësuesit e opozitës mungonin në mbledhje, Gjonaj, në prani edhe të kreut të dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, theksoi se këtij institucioni duhet t’i rishikohet statusi dhe të ketë mbikëqyrje shtetërore.

“Të rritet roli i Ministrisë së Drejtësisë mbi veprimtarinë e avokatisë. Mungesa e avokatëve zvarrit sot shumë procese gjyqësore sensitive me interes publik”, tha ministrja. Ndërkohë Haxhia nënvizoi faktin se ligji i ri siguron standarde të reja. “Nuk i shmangemi syrit dhe vëmendjes së shtetit ndaj avokatisë. Shteti te mos ngatërrojë syrin dhe vëmendjen me kontrollin ndaj nesh. Po ata që janë të korruptuar e të dënuar? Ne nuk do ti pranojmë, ndaj kemi vënë një pengesë që mos e njollosin profesionin e avokatit”, tha Haxhia.

Sakaq, deputeti i PS-së Bashkim Fino pyeti lidhur me ata avokatë që kanë dalë nga skema për shkak të vettingut.

“Çfarë do ndodhë me ata që kanë ikur apo i kanë nxjerrë jashtë vettingut”, pyeti Fino. Ndërkohë Ulsi Manja tha se: Reforma në drejtësi nuk mund t’i pastrojë. E t’i nxjerrë nga dera dhe avokatet të hyjnë nga penxherja”. Ndërkaq, vet ministrja tha se ka pretendime edhe për korrupsion në radhët e avokatëve, ndërsa shtoi se sistemi duhet të reformohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here