Ditën e nesërme pritet rikthimi i reshjeve të shut në shumicën e territorit të vendit. Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan dhe Korçë pritet të ketë reshje intensive shiu, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.02) priten reshje shumë të lokalizuara, ndërsa nesër (e enjte, dt.03) reshjet priten të jenë mesatare në shumicën e qarqeve deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-Në bregdet: 18/23°C;
-Në vendet e ulëta: 16/24°C;
-Në vendet malore: 12/19°C.
ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.02) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e enjte, dt.03) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.