Parandalohet arratisja e tre të dënuarve nga burgu i Fushë-Krujës

0
635

Ka rezultuar e dështuar tentativa e arratisjes nga burgu i tre të dënuarve në burgun e Fushë-Krujës.tre të dënuar për disa grabitje kishin qëndruar ‘tranzit’ në qeli, ndërkohë ka dyshime se ata kanë prerë hekurat e dritares.

 

 

Pavarësisht planit për arrati, në këtë qeli janë transferuar disa të burgosur të tjerë, që ishin kryesisht për dhunë në familje.

Po ashtu bëhet e ditur se personat që mendohet se kanë prerë hekurat do të dërgohen në burgje të tjerë, në Drenovë, Burrel dhe Peqin. Sakaq, autoritetet e burgut po hetojnë rreth këtij rasti, për dokumentim e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI
Masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për forcimin e sigurisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda po japin rezultate të mira.
Një tentativë arratisjeje është parandaluar nga shërbimi i Policisë së Intitucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë Krujë, pas kontrolleve të imtësishme dhe shumë të kujdesshme.
Në datë 01 maj 2018, rreth orës 11:52, gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi i sigurisë, në godinën B (siguria e zakonshme), në njërën prej dhomave të katit të parë është konstatuar dëmtim i hekurave të zgarës së dritares së kësaj dhome.
Menjëherë janë marrë masa për sigurimin e të dënuarve që ndodheshin në këtë dhomë si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Në vend kanë shkuar grupe inspektimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ndërsa është njoftuar edhe Komisariati i Policisë së Fushë Krujës.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se dhoma ishte e sigurisë së ulët dhe shpesh herë ishte përdorur për akomodimin e personave të paraburgosur. Pesë personat që ndodheshin aktualisht në këtë dhomë, ishin aty prej jo më shumë se 15 ditësh.
Hetimet e mëtejshme do të bëjën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore për autorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here