Pas ‘refuzimit’ gjerman për negociatat, deputeti i CSU mbërrin në Tiranë, ja me kë do takohet

0
577
Ditën e nesërme pritet të mbërrijë në Tiranë zëdhënësi i Bundestagut gjerman, Florian Hahn.

Hahn pritet të zhvillojë takim me Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe Presidentin Ilir Meta.

Hahn është njëherazi dhe deputet i CSU-së në parlamentin gjerman.

Pas disa javësh pritet që qeveria gjermane të japë ose jo dritën jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Qeveria e Merkel rreshtohet në vendet skeptike të BE-së që duhet të binden nga qeveria Rama 2 deri në fund të muajit qershor për hapjen e negociatave.

Më herët, Franca dhe Holanda janë shprehur të rezervuara për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here