Rama, në dhjetëshen e liderëve botërore më interaktivë në Facebook

0
644

Kryeministri shqiptar Edi Rama renditet në dhjetëshen e liderëve botërore, si një nga politikanët më interaktiv në Facebook.

Burson Cohn & Wolfe, një agjenci globale e komunikimit me eksperiencën të madhe në komunimikimin digital dhe  ndërveprimin në facebook.

Presidenti Donald Trump listohet i pari ndrërsa Rama renditet i 10-ti

Lista vijon me presidentin argjentinas, Mauricio Macri, atë të Kanadasë, Justin Tudeau, të Kenias Uhuru Kenyatta, dhe i fundit në dhjetëshe renditet kryeministri shqiptar, Edi Rama me më shumë se 13 milionë ndërveprime.

Që nga marsi 2018, qeveritë dhe udhëheqësit e 175 vendeve kishin një prani zyrtare në rrjetet sociale, duke përfaqësuar 91% të 193 vendeve anëtare të OKB-së.

650 faqet personale dhe instituticionale në Facebook të liderave botërore, qeverive dhe ministrive të jashtme të analizuara në këtë studim kanë një total prej 309.4 milionë ndjekës deri më 15 mars 2018.

Që nga 1 janar 2017 ata kanë publikuar një total prej 536,644 postimesh që kanë mbledhur rreth 900 milionë ndërveprime.

Barak Obama ishte lider i parë botëror për të hapi faqen e tij në Facebook, në mars 2007, kur ai ishte ende guvernator i Illinois.

Gjatë dekadës së fundit Facebook është bërë një kanal për të biseduar me votuesit gjatë fushatave zgjedhore.

Ndërsa shumë politikanë përdorin mediat sociale gjatë fushatave zgjedhore, angazhimi në to është bërë pjesë e komunikimit normal të qeverive.

Kryeministri indian Narendra Modi ka audiencën më të madhe në Facebook, me më shumë se 43.2 milionë ndjekës, pothuajse sa gjysma e presidentit amerikan Donald Trump.

Trump ka 23.1 milionë ndjekës në faqen e tij personale Facebook.

Donald Trump mesatarisht bën 5 postime në ditë, më shumë se dyfishi i Kryeministrit të Indisë. Dhe që nga 1 janari 2017, faqja e Trump ka grumbulluar 204.9 milionë ndërveprime (komente, pëlqime dhe share), pothuajse dy herë më shumë se Narendra Modi me 113.6 milion ndërveprime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here