Monday, May 20, 2024
Home Aktualitet Të trembur nga vettingu, 9 gjyqtarë të larguar deri tani nga sistemi

Të trembur nga vettingu, 9 gjyqtarë të larguar deri tani nga sistemi

0
596

Ndërkohë që procesi i vettingut ka nisur të japë rezultatet e para prej disa javësh, më shumë se gjysma e gjyqtarëve të larguar tashmë nga sistemi, kanë vendosur të dorëhiqen nga detyra para se ti nënshtrohen kontrollit. Nga nëntë gjyqtarë që nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë, shtatë kanë dhënë dorëheqjen me qëllim që të mos I nënshtrohen vettingut. Nga radhët e prokurorëve deri tani numërohen vetëm dy të larguar, njëri me shkarkim nga KPK dhe tjetri me dorëheqje për shkak të daljes në pension.

Procesi i vettingut prej javësh ka filluar të japë rezultatet e para me shkarkimin e gjyqtarëve, vijon të shtohet numri i të dorëhequrve nga sistemi i drejtësisë.

Deri më tani, numrin më të lartë të dorëheqjeve e mbajnë gjyqtarët, të cilët  kanë ndërprerë karrierën, ndërsa minimal është numri i prokurorëve që kanë zgjedhur të vetëlargohen pa u përballur me vettingun.

Deri tani janë larguar me dëshirë nga sistemi 7 gjyqtarë, përfshi edhe ish kryprokuron Adriatik Llalla i cili pas mbarimit të mandatit, ishte kandidat për gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Më herët, është dorëhequr vetëm një prokuror i Krujës, Sulejman Tola, i cili u largua pasi mbushi moshën për pension.

Nga ana tjetër, Gjyqtarët mbajnë numrin më të lartë të shkarkimeve edhe në vendimet e marra nga KPK deri tani. Ne tri, vendime për largim të marra deri tani prej tyre dy janë gjyqtarë dhe një është prokuror.

Por dorëheqet e gjyqtarëve vijojnë edhe tashmë që procesi i kontrollit të figurës së tyre ka nisur. Dy ditë më parë me argumentin e problemeve shëndetesorë dorëzuan dorëheqen dy gjyqtare Brunilda Kasmi e Gjykatës së Tiranës dhe Merita Xhani e Durrësit.

Në të njëjtën kohë ministrja e drejtësisë ka kërkuar në mbledhjen e radhës të KLD-së shkarkimin e katër gjyetarëve.

Sipas Kushtetutës, të gjithë të larguarit nuk mund të kthehen më në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here