Tuesday, May 21, 2024
Home Kronika Vendosin traun pranë hotelit të bllokojnë rrugën, sherri me armë në Shëngjin,...

Vendosin traun pranë hotelit të bllokojnë rrugën, sherri me armë në Shëngjin, plagoset 44 vjeçarja…

0
548

Vendosja e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën është bërë shkak për një konflikt që ka përfunduar me plagosjen e një 44 vjeçares dje pasdite në Shëngjin të Lezhës.

Policia  zbardhi sot në mëngjes ngjarjen dhe arrestoi të dyshuarin si autor, Dorosamento Gjeta, 26 vjeç nga Lezha.

Po kështu janë proceduar penalisht edhe 2 persona të tjerë.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se,  pasditën e djeshme (1 maj) shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, për vendosjen e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën. Si rezultat i këtij konflikti , ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi A.D. 44 vjeç ( vëllai i shtetasit A.D. të proçeduar) i cili  ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën” informon policia e Lezhes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here