Zbulohet juria shqiptare në “Eurovizion”, ja për kë bëhet fjalë

0
759

Vetëm pak ditë kanë ngelur nga gjysmëfinalja e parë e festivalit europian të këngës “Eurovizion”. Si çdo vit tjetër, shtetet do të përfaqësohen nga një juri profesioniste, e cila voton dhe pikëve të saj i bashkohen edhe votat e publikut.

Këngët konkurruese në “Eurovizion”-in e këtij viti do të vlerësohen edhe nga një juri profesioniste shqiptare. Një ditë më parë është publikuar edhe lista e personazheve të njohur shqiptar, që do të jenë pjesë e kësaj jurie.

Juria e vendit tonë do të përbëhet nga këngëtarët: Rosela Gjylbegu, Kamela Islamaj, Elton Deda, Bojken Lako dhe Ben Andoni.

Ata përveç se do të votojnë për këngën më të mirë duke u bazuar në performanc, vokal, paraqitje dhe në skenografi do të mbajnë të informuar edhe publikun për performancat gjenerale të dy gjysmëfinaleve.

Ndërkohë këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën “Mall”. Kënga është shkruar dhe kompozuar nga vetë artisti Bushpepa.

Shqipëria do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e parë të konkursit Eurovizion 2018 më 8 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here