Balla:Doreheqja e Tahirit,vendim personal

0
590

Pas mbylljes së seancës parlamentare të mbajtur ditën e sotme ku u diskutua pafund dorëheqja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka ardhur edhe reagimi i Kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Sipas Ballës ky vendim ka qenë krejtësisht personal nga ana e Tahirit, ndërsa nuk kanë munguar as akuzat dhe fyerjet ndaj opozitës, duke i cilësuar këta të fundit si gojështhurur që dua të hedhin baltë mbi Shqipërinë.

Është një vendim tërësisht personal i Tahirit, e respektojmë tërësisht dhe ripërsëris atë që kemi thënë këtu e 6 muaj më parë, se kjo është një çështje tërësisht mes Tahirit dhe drejtësisë, as e jona dhe as e kësaj opozitë gojështhurur që në çdo rast dhe mundësi gjen argumente për baltën e radhës kundrejt punës së rëndësishme që ka vendi në rrugën drejt hapjes së negociatave. Këta janë në betejë për t’i prishur punë vendit për vendimin e 28 qershorit”, ka thënë Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here