Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Gjiknuri: Në 4 vite do investohen 1.5 mld dollarë në punë publike

Gjiknuri: Në 4 vite do investohen 1.5 mld dollarë në punë publike

0
503

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se në  4 vjet do të investohen 1.5 mld dollarë për investime publike.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Gjiknuri foli edhe për mbikalimin që do të nisë tek Sheshi Shqiponja në Tiranë. Ai tha se punimet do të zgjasin rreth dy vite.

Pjesë nga intervista

Gjiknuri: Jemi në gjendje që në 4 vjecarin e ardhshëm së bashku me programin PPP për disa akse kryesore ne do të jemi në gjendje të hapim punë në vlerë gati 1.5 mld dollarë në 4 vite, që do të thotë është volumi më i madh i parasë i hedhur për punë publike dhe i punëve publike.

Tare: Janë evidentuar akset ku do të investohen këto 1.5 mld

Gjiknuri: Patjetër janë evidentuar dhe kjo do të jetë shina ku do të ecim për 4 vjet. Do të përfundojmë segmentin që u prezantua dhe sot, nga pallati me shigjeta deri tek sheshi “Shqiponja”. Do të hapim rrugën Kardhiq -Delvinë që do të përfundojë brenda këtij 4 vjeçari. Janë hapur procedurat dhe shumë shpejt do të bëhet dhe dorëzimi i ofertave me PPP për Thumanë – Kashar, kemi aksin tjetër Milot-Balldren, kemi ndërhyrjet në Bypassin e Tepelenës, atë të Vlorës dhe Fierit që është në procedurë tenderimi dhe do të përfundojë këtë vit.

Gjiknuri: Për autostradën Tiranë-Durrës kemi aplikuar për 11 mln euro tek BB

Tare: Herën e fundit që ishin në Tonight thatë që në prill do të nisë riparimi i rrugës Tiranë-Durrës, prilli iku dhe rruga është me keq sec ka qenë…

Gjiknuri: Projekti është bërë i është paraqitur BB sepse kjo ka qenë paketa dhe presim miratimin nga BB

Tare: Projekti çfarë parashikon, sa është buxheti?

Gjiknuri: Ndërhyrje në shtresë të autostradës. Nuk është një zgjidhje finale. Ajo rrugë ka probleme të mëdha strukturore, dhe nëse do të japim një zgjidhje finale do të dojë 35-40 mln euro. Por ne po bëjmë një ndërhyrje në shtresë që të funksionojë për disa vite.

Tare: Për sa keni aplikuar tek BB?

Gjiknuri: 11 mln euro

Tare: Dhe nga momenti që mbaron merren të gjitha procedurat aty, kur fillon pastaj? Ideja është brenda verës, kapet ky sezon?

Gjiknuri: Është e vështirë ta garantoj që brenda këtij sezoni që të jetë e plotë. Shpresojmë që brenda këtij viti ta fillojmë dhe patjetër do të marrë kohën e saj.

Tare: Sa i takon rreth rrotullimit të “Shqiponjës” që do të bëhet një mbikalim, sa kushton dhe nga do të shkojë trafiku?

Gjiknuri: Këto planet për masat e trafikut patjetër do të behen dhe do ti bëhen të njohur publikut. Shumë shpejt ky projekt do të hidhet në proced tenderimi, i ndarë në disa lote. Specialistët janë duke punuar për të bërë kalimet alternative. Do të krijohet pak problem me trafikun. Kantieret i kanë këto probleme, por është një vepër që do ti shërbejë Tiranës për 100 vitet e ardhshme.

Tare: Sa do të zgjasë ndërhyrja nga momenti që nis?

Gjiknuri:  Do të zgjashë besoj 1.5-2 vite

Tare: Do të jetë e tmerrshme për të hyrë në Tiranë

Gjiknuri: Nuk do të jetë e tmerrshme por do të ketë zgjidhje dhe do ketë probleme si cdo kantier

Segmentet me PPP

Gjiknuri: Me PPP janë tre rrugë përfshi edhe rrugën e Arbrit, rruga e Arbrit është një kontratë e lidhur dhe pritet miratimi i financimit nga kreditoret dhe fillimi i punimeve, janë edhe tre segemente të tjera, segmenti Thumanë-Kashar, Milot – Balldren dhe Orikum-Dukat, ku po shikohet edhe zgjatimi me një tunel në Llogara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here