Kapen 130 kg drogë në kamionin me targa shqiptare, arrestohet shoferi 37 vjeçar…

0
947

Rreth 130 kg marijuanë janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Bogorodica të Maqedonis nga policia kufitare.

Sipas informacioneve, në prangat e policisë maqedonase ka rënë shoferi 37 vjeçar i kamionit me targa shqiptare me të cilin po transportohej droga.

Droga ka qenë e ndarë në 32 qevse të vogla, e fshehur në pjesë të ndryshme të mjetit, ndërsa 37 vjeçari shqiptar ka tentuar t’u largohet forcave të policisë.

Sakaq Prokuroria është detyruar që ndaj tij të marrë masën e heqjes së lirisë për 30 ditë, ndërsa kanë nisur hetimet për origjinën e marijuanës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here