Petrit Vasili këshillë miqësore Ramës: Mos fol më për shëndetësinë se je bërë si “Adham’Uti”

0
550

 

Ndërsa kryeministri Edi Rama ironizoi dy figurat e LSI-së, Luan Ramën e Petrit Vasilin, për të cilin tha se nuk mund ta marrësh seriozisht, vjen edhe përgjigjja e këtij të fundit.

Përmes asaj që e quajti një këshillë miqësore, Vasili e ftoi Ramën të mos fliste më për Shëndetësinë.

“Unë tani e bashkëndaj profesionin e githologut që bën kryeministri, edhe të gjysmologut, se kush do ti bëj të gjitha siç mendon se i bën ky, gjysma-gjysma i bën. Për ta ditur edhe t’ia ndrisim pak atë injorancën, se këtë e tallin për shëndetësinë sa ngopen të gjithë, se nuk merr vesh atë që i thonë ky i thotë. Në Shqipëri or ti mik është bërë para se të vije ti kardiokirurgji, ka pasur 98% të mbulimit me vaksina, vend lider në imunizimin evropian para se të vije ti, nuk janë bërë as me hanxhar hipotetik që të japin në mendje fantazmagoria, as ato të ndryshkura që të kanë thënë ty dhe ca ke teknologjinë e lartë e ke gjetur nuk e ke blerë. Nga një spital të ri nuk bëre dot, nuk po të thotë njeri, aq i lodhur je puna jote. Ka një këshillë shumë të mirë, miqësore për aq sa ka mbetur për tu njohur bashkë: Mos fol më për shëndetësinë se ata që merren me këtë punë i gajase. Se çfarë është bërë me shëndetësinë, me ty, kur kam qenë unë e para 70 viteve e dinë të tërë nuk ka mbetur ta shpjegosh ti. E di si je bërë kur flet për shëndetësinë, më pak se Adham’Uti”, tha Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here