Projekti për “strehimin social”, Vasili: Maxhoranca ka frikë nga konsensusi

0
629

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili akuzoi maxhorancës se është manipuluar raporti i komisionit përkatës për projektligjin “Për strehimin social”. Maxhoranca thotë ai i trembet konsensusit.

Ky projektligj ka pasur frikë të tmerrshme për tu diskutuar, pasi ka qenë një ligj për dijeni të gjithë shqiptarëve, që në 90% të tij është arnuar në rrugë e sipër. Së dyti, nga pikëpamja e procedurës parlamentare, minimalisht normale, për të reflektuar dhe formalisht një procedurë të rregullt. Dhe raporti që shoqëron këtë projektligj, ligj se do e votoni ju, është marrosur kaq shumë saqë dhe detyrimin që të reflektojë debatet që kanë qenë në komision, është minimumi i çdo relacioni, nga histeria për ta shkruar sa më parë, e për të dhënë një provë që ne e duam shumë qeverinë, as kjo nuk është reflektuar. Ky është një raport nul, që ka devijuar atë çka ndodh në komisionin përkatës, që është detyrim për t’iu vënë sallës në dispozicion. Të votojë si të dojë po e ka detyrim edhe në bazë të rregullores dhe procedurave minimale parlamentare, pa të cilin konsiderohet një akt i manipuluar. Është manipuluar raporti i komisionit përkatës, merreni lexojeni dhe ky është shqetësim madhor për të gjithë”, tha Vasili gjatë seancës plenare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here