Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr do të japin llogari

Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr do të japin llogari

0
506

Gjatë “llogaridhënies publike” siç Rama quan ballafaqimet me qytetarë, dha një paralajmërin të fortë ndaj gjyqëtarëve dhe prokurorëve të cilët dhanë dorëhqeje për të mos iu nënshtruar vettingut. Rama tha se dhe ata do të japin llogari.

Rama: Të gjithë këtë gjykatës dhe prokurorë që ikën do të jenë të detyruar të kthehen, por jo më si gjykatës dhe prokurorë por si individë që do të japin llogari përpara drejtësisë shqiptare për cfarë kanë bërë.

Njësoj si në gjykata, vetting edhe në politikë, proces që do të nisë pasi këtë proces ta përfundojë sistemi i drejtësisë.

Rama: Edhe politikanët nga më i gjati deri tek më i shkurtri do të duhet të, mos mjfatohen duke thënë unë jam i ndershëm ai është hajdutë, por në varësi se kush paraqitet dhe kush nuyk paraqitet në prokurori.

Takime që në dukje duken në një fushatë elektorale, Rama foli edhe për kundërshtarin e vetëm të PS, që sipas tij është vetja.

Rama: Problemi më i madh dhe kundërshtari i vetëm që ka PS është vetja. Ne nuk na mund dot askush tjetër.

Ndërsa në nivel lokal Rama tha se ndryshimet e taksave përkthet në investime.

Rama: Kemi marrë votën jo për të marrë tepsinë për vete por për ta cuar për skrap.

Për ligjin 7051 në bregdet, Rama tha gjykatësit  përmes vendimeve kanë kryer krime dhe se të gjithë do të shkojnë para drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here