Studentët e ekonomikut, si të përfitoni bursa në Spanjë

0
717
Nisin aplikimet për bursa në Fakultetit Ekonomik në Universitetin Las Palmas De Gran Canaria, Spanjë.

Studentët e fakultetit ekonomik pranë Universitetit të Tiranës pjesë e programit Erasmus +, të cilët  duan të vazhdojnë studimet e tyre në nivelin  Bachelor, Master dhe Doktoraturë kanë mundësinë  të aplikojnë  për të studiuar në këtë universitet, kjo në kuadër  të këtij programi për vitin akademik 2018-2019.

Kohëzgjatja e bursave për këto tre nivele bachelor, master dhe doktoraturë është dy semestra akademikë. Bursat përfshijnë kompensimin 800 euro në muaj për çdo student  përfshirë dhe kostot e udhëtimit.

Për të gjithë studentët të cilët duan të informohen lidhur me dokumentacionin që duhet plotësuar, Fakulteti Ekonomik ka shpallur listën në faqen e tij zyrtare.

Ky fakultet nënvizon për studentët e interesuar se duhet të përzgjedhin në Universitetin përkatës lëndë të njëjta me ato që do të kryejnë në semestrin e parë dhe të dytë në fakultetin ekonomik pranë Universitetit të Tiranës, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet të njihen. Aplikimet për bursa zgjasin deri në datë 8 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here