Vllaznia B në fushë të shtunën ndaj Tërbunit, Bega, sqaron takimin me administratorin, pagat e sigurta

0
1008

Vllaznia B ka në kalendar për këtë fundjavë një ndeshje shumë të rëndësishme që do ta luajë përballë një rivali direkt për mbijetese, Tërbunit të Pukës. Por, problemet e hapura ditët e fundit brenda kampit kuqeblu për mospagesen e futbollistëve të B-së për një afat një vjeçar bënë që skuadra të kalojë në bojkotim të stervitjes duke kërcënuar deri edhe në mos daljen në fushë për ndeshjen e radhës. Por, një çështje e tillë duket se ka marë fund diten e enjte, kur përfaëqësues të Vllaznisë B zhvilluan një takim me administratorin e Vllaznisë, Astrit Gjyrezi. Pas daljes nga takimi i zhvilluar  në mjesidet e Bashkisë Shkodër qe ka zgjatur pwr afro 1 orw e 30 minuta, duke folur në emer të skuadres, futbollisti Suad Bega bëri të ditur zgjidhjen e këtij problemi dhe se Vllaznia B do të jetë në fushë të shtunën ndaj Tërbunit të Punës, madje duke pasur objektiv vetem fitoren.

Zgjidhja e problemit të Vllaznisë B është konfirmuar zyrtarisht edhe nga klubi i futbollit Vllaznia, të cilët, jashtë kameras, kanë bërë të ditur frymën bashkëpunuese që kanë gjetur gjatë takimit dy palësh me pjesëtarët e kuqebluve të B-së. Sipas tyre, klubi ka marrë të gjitha masat që ndeshja Vllaznia B-Tërbuni të zhvillohet me korrektesen më të madhe në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”, ndërkohë që çështja e rrogave të prapambetura është garantuar se do të marrë rrugë në ditët në vazhdim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here