Vllaznia përgatitje për Flamurtarin, Kuqeblutë të plotë, Gjoka në  dileme për formacionin

0
758

 

Vllaznia vazhdon të përgatitet intensivisht për ndeshjen e radhës, atë që do të luhet përballë Flamurtarit në transferte diten e shtunë në oren 19.00. seanca stervitore e se enjtes ka zgjatur me shume se zakonisht, ku nuk kane munguar ushtrimet atletike dhe fizike, lojrat me topin dhe deri edhe tek loja mes dy formacioneve. Krahas elementeve fizike dhe teknik, drejtuesit janë përpjekur t’i kushtojnë rëndësinë e duhur edhe aspektin psikologjik, pasi sipas tyre një gjë e tillë ka qënë pengese serioze në arritjen e rezultateve pozitive në fushën e lojës.

Vllaznia vjen në pragndeshjen me Flamurtarin pas fitores së arritur të dielen e kaluar me Laçin në “Loro Boriçi”. Takim ky qe nga ana e teknikut Gjoka ka kaluar permes nje analize te mirefillte, duke u ndalur ne detaje specifike te 90 minuteshit ne fushe. Objektivi për skuadren kuqeblu në transferten vlonjate është për të marrë fitore, që edhe pse në pamje të parë të duket një mision jo fort i lehtë për t’u realizuar, aq më teper kur Flamurtari me stafin e ri teknik vjen pas një humbje dëshpëruese në Gjirokastër, por gjithsesi në kampin shkodran janë shumë të mobilizuar për të marrë një rezultat pozitiv, pasi për vete pozitat në të cilat gjendet skuadra, vetem pikët e plota i bëjnë punë Vllaznisë.

Gjoka pritet të jetë me një formacion të kompletuar përballë Flamurtarit, por emrat ai pritet ti beje publik ne seancen e fundit stervitore qe aplikon perpara nisjes per ne qytetin bregdetar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here