Ahmetaj me biznesin, Tabaku: Propaganda e shëmtuar e kësaj qeverie nuk ka fund

0
489

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave që ka bërë ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë një telekonference me gazetarët. Duke i cilësuar këto deklarata groteste dhe propagandë të shëmtuar, deputetja Tabaku thotë se qeveria Rama nuk ka guximin t’i shohë në sy pëfaqësuesit e biznesit dhe të diskutojnë me ta.

“Në 5 vite biznesi është konsideruar si hambar ku vetëm rriten taksat, në 5 vite kurrë nuk ka pasur një bashkëbisedim e një kërkesë të biznesit të ndershëm që të jetë dëgjuar nga qeveria”, shprehet deputetja demokrate Jorida Tabaku.

POSTIMI I PLOTE
Grotesku dhe propaganda e shëmtuar e kësaj qeverie nuk ka fund. Sot Ministri i Financave ishte në telekonferencë me bizneset e vogla (me shumë mundësi nga një sallë tjetër e ministrisë) për të diskutuar se si vendosja e TVSH tek bizneset e vogla do ndihmojë këto biznese.

Mbasi i refuzuan, nuk i takuan, nuk i dëgjuan, mbasi i detyruan të ulin qepenat të pushojnë nga puna stafin, të rrisin çmimet me 8 deri në 18 përqind, mbasi i detyruan të protestojnë, mbasi e bënë Tiranën kryeqytetin me taksat më të larta e Shqipërinë vendin me taksat më të larta nuk kanë as guximin t’i shohin në sy bizneset e të diskutojne me to.

Ne 5 vite biznesi është konsideruar si hambar ku vetëm rriten taksat, në 5 vite kurrë nuk ka pasur një bashkëbisedim e një kërkesë të biznesit të ndershëm që të jetë dëgjuar nga qeveria.

Po miqtë e klientët kanë përfituar fonde, ulje taksash e favore po biznesi i vogël jo.

Partia Demokratike e konsideron biznesin e ndershëm si bashkëpunëtor të qeverisë, si punëdhënës e si mbështetës e jo si armik. Ulja e taksave dhe mbështetja reale e biznesit do të sjellin punesim jo kjo propagandë e shëmtuar!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here