Thursday, April 18, 2024
Home Politikë Arrestimi i porositësit të 630 kg kokainë, ambasada amerikane: Bravo Gjermani! Bravo...

Arrestimi i porositësit të 630 kg kokainë, ambasada amerikane: Bravo Gjermani! Bravo Shqipëri!

0
619

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një karikaturë me një banane dhe një peshk, duke thënë “Bravo Shqipëri, bravo Gjermani”.

Pjesa e bananes në karikaturë nënkupton pronarin e kompanisë së bananeve, Arbër Çekaj, i arrestuar sot në Gjermani si porositës i sasisë prej 630 kg kokainë të kapur në portin e Durrësit.

Gjatë një aktiviteti paraditen e sotme, ambasadori amerikan, Donald Lu përmendi në radhët e “peshqve të mëdhenj“, edhe pronarin e kompanisë së bananeve Arbër Çekajn, duke kërkuar arrestimin e tij.

Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Shqipëri me 22 mars. Urdhërarreste janë lëshuar edhe për dy trafikantë të tjerë të mëdhenj, Klement Bali dhe Arbër Çekaj por ata duhet të kapen”, tha Lu.

Pak orë më vonë, u njoftuar se Çekaj ishte arrestuar në Gjermani, arrestim që u bë publik nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here