Berisha: Puçi i Ramës asgjësoi Gjykatën Kushtetuese, u bë i kryegjykatës dhe kryeprokuror

0
530

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se duke nisur nga dje shqiptarët nuk do të kenë më Gjykatë Kushtetuese. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha theksoi se asgjësimi i Kushtetueses erdhi nga puçi anti-kushtetues i kryeministrit Edi Rama.

Mes të tjerash ish-lideri i PD-së tha se Shqipëria e sotme i ngjason sistemit të diktaturës, pasi tre pushtetet janë në dorë të Ramës.

REAGIMI I BERISHËS
Asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese puç anti-kushtetues i Edvin Kristaq Rames dhe narkoshtetit te tij!
Te dashur miq, Shqipëria nga dita e djeshme nuk ka me Gjykate Kushtetuese, organi përgjegjës sipas Kushtetutes se vendit për garantimin e kësaj te fundit si dhe lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare. Ky eshte nje puç i vertet antikushtetues, veper makabre kriminale e Edvin Kristaq Rames, i cili pasi u be kryegjykates dhe kryeprokuror i Shqiperise perdori vetingun per te rrezuar institucionin e fundit kushtetues qe nuk varej prej tij.
Sot ne Shqiperi, i gjithe pushteti ekzekutiv, gjyqesor dhe legjislativ, njelloj si ne ditet me te zeza te diktatures eshte ne duart e nje kryekrimineli qe nuk njeh norma, kufinj apo standarte per pushtetin e tij personal.
Perdorimi i vetingut, ne sy te mbare shqiptareve dhe botes, jo per te reformuar pushtetin gjyqesor pot per te eleminuar institucionet kushtetuese eshte nje akt makaber per vendosjen e plote te narkoshtetit ne Shqiperi.
Duke denuar me ashpersine me te madhe puçin antikushtetues te Edvin Kristaq Rame dhe klikes se tij, ftoj qytetaret te ngrihen ne lartesine e guximit te tyre dhe te flakim sa me pare kalbesiren e tij! sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here