Bushati: Grupet negociatore javen tjetër në Athinë

0
484

Pas takimit me homologun grek në Selanik, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vlerësoi ecurinë e e punës për marrëveshjen e detit. Kryediplomati shqiptar njoftoi gjithashtu se takimi tjetër i radhës i grupit negociator mes dy vendeve do të zhvillohet javën tjetër në Athinë.

Ministri i Jashtëm Bushati pas takimi me homologun grek në Selanik vlerësoi progresin e arritur në takimin e ekipeve negociatore javën e shkuar  për marrëveshjen e detit ndërsa u shpreh optimist për takimin e radhës që do të zhvillohet në Athinë.

Bushati: Është bërë progres, ka filluar puna me intesitet të plotë sa i përket diskutimeve për kufizimin e zonave detare. Është bërë një punë e mirë në Tiranë javën e kaluar, javës tjetër do të ketë një takim të eksporteve në Athinë. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që Shqipëria dhe Greqia të shkojnë drejt një marrëveshje të re që do të jetë e mirë për të dyja vendet dhe që do të jetë e zbatueshme.

Kreu i Diplomacisë Shqiptare nënvizoi se disa çështje me dakordësi dypalëshe janë në zbatim, ndërsa për pjesën tjetër të ccështjetve janë në process diskutimi.

Bushati: Çështjet për të cilat ka pasur një dakordësi finale sot për sot janë në proces zbatimi, çështje të cilat ka këndshikimi që përputhen janë ende në proces diskutimi apo detajimi.

Ndërsa për takimin mes dy kryeministrave Rama/Tsipras, Bushati  tha që do të ndodhë kur të ketë një produkt final mes grupeve negociatore.

Bushati: Paketa që diskutohet me palën greke nuk diskutohet që do të jenë dy kryeministrat që do ta finalizojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here